Kuvendi të mbajë përgjegjësi nëse arratisen dy deputetët e VMRO-DPMNE-së

Maqedonia

Kuvendi të mbajë përgjegjësi nëse arratisen dy deputetët e VMRO-DPMNE-së

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 11:34
VMRO-DPMNE

Prokuroria e cila udhëheqë me Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion dhe e cila e përfaqëson akuzën për rastin e 27 prillit, Vilma Ruskovska dje ka deklaruar se nuk do të kërkojë masa për ndjekjen e dy deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanovski dhe Lupço Dimovski, të cilëve Kuvendi nuk ua mori imunitetit.

“Nëse arratisen, Kuvendi le t’ia mendojë”, deklaroi Ruskovska për “Telma” dhe pastaj nuk i komentoi ndodhitë në Kuvend, as nëse përfundimi i këtillë und të ndikojë në hetimet që i udhëheqë Prokuroria për organizatorët e 27 prillit dhe për keqpërdorim në bujqësi.

Kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev, dje deklaroi se do të konsultohet me gjykatësit si dhe do të veprohet për rastin, edhe pse pranoi se në praktikë deri më tani nuk është dërguar kërkesë e dytë për marrjen e imunitetit të ndonjë deputeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat