Një person nën hetim për tentim vrasje

Maqedonia

Një person nën hetim për tentim vrasje

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 12:06
Prokuroria Publike

Prokuroria Publike ka urdhëruar kryerjen e hetimeve kundër një personi i cili është nën dyshimin se ka kryer vepër penale – vrasje.

I dyshuari në datën 24.02.2019 qëllimisht u përpoq të privojnë nga jeta një personin tjetër, deri sa i dyshuari dhe i dëmtuari ishin të ulur në tavolina të ndryshme në oborrin e një kafeneje, i dyshuari pa paralajmërim është afruar deri tek i dëmtuari dhe me thikë ka sulmuar të dëmtuarin, me ç`rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore në pjesën abdominale të trupit.

Prokurori publik pas vlerësimit të rastit ka dorëzuar kërkesë deri tek Gjykata Themelore Shkupi 1 për paraburgimin e të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat