Spasovski: Menaxhimi i integruar me sigurinë e brendshme - sinergji mes nismave rajonale

Maqedonia

Spasovski: Menaxhimi i integruar me sigurinë e brendshme - sinergji mes nismave rajonale

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 12:46
Ministria e Punëve të Brendshme

Mekanizmi i menaxhimit të integruar me sigurinë e brendshme e siguron sinergjinë e nevojshme mes nismave të ndryshme rajonale, duke siguruar qëndrueshmëri dhe një qasje gjithpërfshirëse në vendosjen e të gjitha administratave nacionale të vendeve shfrytëzuese, por edhe të gjitha kornizat rajonale dhe instrumentet ekzistuese dhe mjetet e vërtetuara, porositi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në fjalimin hyrës në konferencën ministrore në kuadër të Procesit Bërdo.

Konferenca, që sot dhe nesër mbahet në Shkup, është mbledhja e tretë e Këshillit drejtues të nismës për menaxhim të integruar me siguri të brendshme (IICG), nikoqir i së cilës dhe bashkorganizator, së bashku me kryesinë sllovene me Procesin Bërdo, është pikërisht MPB-ja e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Gëzon fakti që në rajon është vendosur nismë për menaxhim të integruar me sigurinë e brendshme, e cila i bashkon nën një kapitull nismat për ndihmë të jashtme, i kyç edhe nismat rajonale dhe organizatat në zbatimin dhe realizimin e kësaj ndihme dhe i vendosi bazat e koordinimit të vërtetë të sigurisë së brendshme në këtë rajon. Mekanizmi i menaxhimit të integruar me sigurinë e brendshme e siguron sinergjinë e nevojshme mes nismave të ndryshme rajonale, duke siguruar qëndrueshmëri dhe një qasje gjithpërfshirëse në vendosjen e të gjitha administratave nacionale të vendeve shfrytëzuese, por edhe të gjitha kornizave rajonale dhe instrumenteve ekzistuese dhe mjeteve të vërtetuara”, tha Spasovski.

Ajo që mbetet, duke pasur parasysh mënyrën e këtillë të menaxhimit me sigurinë e brendshme, sipas Spasovskit është shfrytëzim më efektiv i ndihmës së jashtme të vendeve-anëtare të BE-së, rajon të cilin shumë vende të Ballkanit Perëndimor e shfrytëzojnë jomjaftueshëm, por edhe vendosjen e fuqishme të pronësisë rajonale.

Ministri Spasovski në fjalimin e tij u përqendrua edhe në Marrëveshjen e Prespës, duke theksuar se përfundimisht është zgjidhur kontesti me Greqinë, ndërsa me Marrëveshjen dhe me ratifikimin e tij në dy vendet është problem i mbyllur, që ka ekzistuar më shumë se 25 vite dhe tani është transformuar në miqësi stabile.

Spasovski shkurt u përqendrua në sërë aktivitetesh të deritanishme reformuese në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa të cilat kanë për qëllim vendosjen dhe përforcimin e standardeve profesionale, sundimin e drejtësisë dhe funksionimin e shtetit juridik.

Fjalim para të pranishmëve kishte edhe ministri slloven i Punëve të Brendshme, Boshtjan Pokllukar, ndërsa është parashikuar që në disa sesionet punuese të bëhet analizë gjithpërfshirëse e gjendjeve aktuale dhe perspektivat e Nismës për menaxhim të integruar me sigurinë e brendshme (IICG), si dhe për pozicionimin e tij organizativ dhe strategjik.

Me këtë rast, me rëndësi të veçantë është që në mbledhjen ministrore do të promovohen detyrat e reja projektuese të IISG në pjesën në pjesën e funksionimit të të ashtuquajturit Grupi për mbështetje të IISG si trup koordinativ për implementimin e nismës, respektivisht përfshirjen e përfaqësuesve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në punën e këtij grupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat