Në Shkup vjen një Universitet i ri nga Londra "London Met", nga shtatori fillon me punë

Maqedonia

Në Shkup vjen një Universitet i ri nga Londra "London Met", nga shtatori fillon me punë

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 12:56
Universiteti London Metropoliten nga Britania e Madhe

Institucioni arsimor dhe shkencor-hulumtues Universiteti London Metropoliten nga Britania e Madhe në qershor të këtij viti do t’i fillojë regjistrimet në institucionin e autorizuar të partneritetit Shkup Metropoliten. Viti i parë akademik fillon në shtator, ndërsa studentët të vendit tonë për herë të parë do të kenë mundësi të marrin diplomë nga një institucion i këtillë arsimor, duke ndjekur mësim në Shkup.

Delegacioni i Maqedonisë i përbërë nga përfaqësues të Qeverisë, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, ambasadorja e Maqedonisë së Veriut në Mbretërinë e Bashkuar Aleksandra Miovska dhe përfaqësues të fellës shkencore nga Shkupi Metropoliten, Ranko Cvetkoviq kryetari i Bordit të drejtorëve dhe dekani prof. dr. Lubisha Petrushevski janë për vizitë në Universitetin në Londër, në suaza të të cilës janë diskutuar programet studimore për fillimin me studimet e “London Met” në Shkup.

“Të gjithë jemi dakord se krahas universiteteve të tjera, me rëndësi të veçantë janë studimet për shkenca informatike, duke vënë theks në fillimin e programeve për sigurinë kibernetike “London Met” është i njohur për programet dhe qendrat hulumtuese nga fusha e sigurisë kibernetike në suaza botërore dhe kjo paraqet risi shumë të rëndësishme për sistemin arsimor të Maqedonisë” theksoi Ranko Cvetkoviq, kryetar i Bordit të drejtorëve të këtij Universiteti në Shkup.

Krahas studimeve për shkenca informatike, studentët do të mund të ndjekin studimet nga fusha e shkencave ekonomike dhe të financave, menaxhment në turizëm dhe hoteleri.

London Metropoliten është universitet shtetëror udhëheqës britanik me një histori dhe traditë më shumë se një shekull. Për momentin ka rreth 14.000 studentë të cilët studiojnë në tre kampuse në Londër dhe shumë institucione partnere jashtë Anglisë. është i njohur fakti se 95 për qind e studentëve të diplomuar në afat prej gjashtë muajve gjejnë punë apo vazhdojnë me studimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat