LSDM: Ivanov në mënyrë të papërgjegjshme e përfundon mandatin

Maqedonia

LSDM: Ivanov në mënyrë të papërgjegjshme e përfundon mandatin

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 13:16
LSDM

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se presidenti aktual i shtetit Gjorge Inavov e përfundon mandatin siç e ka filluar: në mënyrë të papërgjegjshme, me punë joekonomike në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe shtetit.

Nga kjo parti shtojnë se në fund të mandatit, Ivanov sipas vlerësimeve të caktuara, do të shpenzojë të paktën 20.000 euro, para të qytetarëve për promovim personal.

“Ivanov porosit mbi 700 suvenire me emrin e tij: Stilografë, ombrella, vëthë me margaritarë, sete të verës, stoli filigrani, shami dhe kravata janë vetëm një pjesë e gjërave që Ivanovi i ka porositur”.

“Është mirë që Ivanovi ka edhe pak nga mandati i tij i dytë. Qytetarët nuk do të lejojnë Ivanov të ri as Gruevski të ri”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se presidenti i ardhshëm i shtetit do të jetë i gjithë qytetarëve dhe jo në shërbim të partive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat