Qeveria do të rishikoj dorëheqjen e Kotevskit pas zgjedhjeve presidenciale

Maqedonia

Qeveria do të rishikoj dorëheqjen e Kotevskit pas zgjedhjeve presidenciale

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 14:53
Gjoko Kotevski

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e 123-të të saj ka konstatuar dorëheqjen e drejtorit të burgut të “Shkupit” në Shuto Orizare, Gjoko Kotevskit, por do ta rishikoj pas zgjedhjeve presidenciale.

“Duke marrë parasysh se dorëheqja është paraqitur në periudhën kur janë shpallur zgjedhjet presidenciale, e njëjta do të rishikohet pas përfundimit të zgjedhjeve, pasi që të ndërpritet ndalesa për shkarkime dhe emërime në përputhje me Kodin Zgjedhor”, thuhet në deklaratën e Qeverisë.

Kotevski mbrëmë e ka dorëzuar dorëheqjen deri tek Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut pas ngjarjeve të cilët ndodhën në burg, ku u sulmuan fizikisht Spiro Ristovski dhe Mile Janakieski. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat