Qeveria e Maqedonisë së Veriut i dha dritë jeshile Ligjit për regjistrimin e popullsisë

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë së Veriut i dha dritë jeshile Ligjit për regjistrimin e popullsisë

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 15:01
Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski

Në seancën e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është verifikuar propozim-Ligji për regjistrimin e popullsisë. Pas kësaj ligji do të kalojë në Kuvend, për miratim të mëtutjeshëm. 

“E kemi miratuar edhe propozim-Ligjin për regjistrim qendror të popullsisë, me të cilin do të verifikohet mënyra e vetme për vënien e bazës së të dhënave, në bazë të standardeve dhe procedurave të verifikuara. Regjistrimi i popullsisë do të mundësojë qasje të qytetarëve në shërbimet publike”, tha në konferencë për media zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Ndërkaq dje, kryeministri Zoran Zaev deklaroi se në regjistrimin e popullsisë që duhet të zbatohet në vitin e ardhshëm, do të ketë edhe kolonë për përkatësi etnike, edhe pse paraprakisht u paralajmërua se gjatë regjistrimit qytetarët do të munden të deklarohen vetëm në lidhje me atë se çfarë gjuhe flasin.

“U pajtuam që të ketë kolonë për përkatësi etnike pasi që ajo është shumë me rëndësi për komunitetet pakicë. Për shembull komuniteti rom shumë pak ose shumë rrallë e përdor gjuhën amtare dhe nëse vetëm gjuha do të jetë në pjesën e kolonës atëherë mund të vihet në pikëpyetje numri i vërtetë i atij komuniteti”, tha Zaev.

Për këtë aspekt, theksoi kryeministri, si përfaqësues solidar të komuniteteve më të mëdha etnike kemi sjellë vendim që të ndërtojmë qëndrim të përbashkët dhe t’i inkurajojmë EUROSTATIN dhe Entin Shtetëror për Statistika që të ketë kolonë për përkatësinë etnike.

Ndryshe, sipas propozim ligjit të ri, regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave duhet të bëhet prej 1 deri më 21 prill të vitit 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat