Ylber Sela emërohet drejtor i Agjencisë për zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve

Maqedonia

Ylber Sela emërohet drejtor i Agjencisë për zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 15:09
Ylber Sela

Profesori universitar Ylber Sela, është zgjedhur drejtor i Agjencisë për zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Këtë vendim e ka marrë Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e fundit. Konkursi për këtë post u shpall muajin e kaluar, ndërsa afati skadoi më 13 shkurt.

Agjencia për zbatimin e ligjit të gjuhëve është institucion i sapoformuar, i cili do të kontrollojë zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve që më herët u miratua nga deputetët në Kuvend.

Ligji i gjuhëve parasheh edhe dënime për institucionet dhe personat përgjegjës të cilët nuk do ta zbatojnë atë.

Ky institucion është paraparë të jetë apolitik, gjegjësisht duhet të funksionojë sipas kritereve më të larta profesionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat