Hetimi për aksidentin e autobusit, Prokuroria ka kontrolluar “Durmo Tursin”, e ka marrë në pyetje shoferin

Maqedonia

Hetimi për aksidentin e autobusit, Prokuroria ka kontrolluar “Durmo Tursin”, e ka marrë në pyetje shoferin

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 15:15
Foto: Aksidenti

Vazhdon hetimi për aksidentin tragjik të autobusit në autostradën Shkup – Tetovë më 13 shkurt të këtij viti në të cilin humbën jetën 15 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan.

Nga Prokuroria thonë se po vazhdojnë me procedurën hetuese, ndërkaq nuk japin detaje nëse deri më tani është konstatuar ndonjë përgjegjësi dhe kur do t’i kemi informatat e para për shkaqet e aksidentit tragjik.

“Hetimet po vazhdojnë, po ndërmerren masa në vazhdimësi. Do të ishte spekulim nëse themi se kur do të publikohen informatat preliminare në lidhje me arsyet e aksidentit”, thotë për Portalb.mk zëdhënësja e Prokurorisë, Elizabeta Nedanovska, duke shtuar se përpara një jave është marrë në pyetje shoferi, ndërkaq nëse është e nevojshme do të ftohet përsëri për të dhënë dëshmi.

Nga Prokuroria gjithashtu thonë se po vazhdohet me marrjen në pyetje të dëshmitarëve, po priten ekspertizat, ndërkaq kontrolle kanë kryer edhe në ndërmarrjen “Durmo Turs”.

“Janë marrë në pyetje një pjesë e dëshmitarëve okularë, vazhdon edhe më tej procedura e marrjes në pyetje, normalisht që kjo kryhet sipas prioritetit të gjendjes shëndetësore, ata që janë në gjendje më të mirë shëndetësore tani, të tjerët në vazhdim. Është marrë dokumentacioni i personave të lënduar. Ekspertizat ende vazhdojnë, presim të shihen arsyet dhe pasojat se si në fakt ka ndodhur aksidenti. Janë marrë një pjesë e materialeve të ndërmarrjes, gjegjësisht dokumentacionit “Durmo Turs”, do të merren edhe materiale tjera”, thotë Nedanovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat