Arsovski: Shahpaska i ka punësuar kunatën dhe dhëndrin e saj

Maqedonia

Arsovski: Shahpaska i ka punësuar kunatën dhe dhëndrin e saj

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 15:20
Dimçe Arsovski

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski në konferencë për media edhe sot vazhdoi me prezantimin e punësimeve të familjarëve nga radhët e funksionarëve të LSDM-së.

“Epidemia e nepotizmit pothuajse nuk ka funksionar të shtetit që nuk e ka infektuar.  Përcjellët vetëm te familjarët dhe atë fortë të funksionarët e lartë të LSDM-së. Familjarët e tyre janë njerëzit që punësohen për rroga mbimesatare sikur të mos ketë mijëra qytetarë tjerë në shtet që janë pa punë dhe kërkojnë punësim”, tha Dimçe Arsovski, zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së.

Ai i prezantoi edhe punësimet e tjera të familjarëve të funksionarëve të LSDM-së.

“Jagoda Shahpaska me siguri e këshilluar nga kolegët e saja Mira Dizel, Mileva dhe Tanja Kovaçev, i ka punësuar dhëndrin e saj dhe kunatën e saj.

Jagoda e ka punësuar kunatën e saj, gjegjësisht motrën e bashkëshortit të saj, Maja Dvojakovska në Komunën e Berovës, ndërsa bashkëshortin e kunatës, Antonio Dvojakovski në Pyjet e Maqedonisë me marrëveshje në vepër.

Edhe ish-anëtari i KSHZ-së, Aleksandër Çiçakovski e ka punësuar kushërirën e parë Emiliën në Komunën e Berovës. Nuk ka se çfarë të thuhet tjetër. I gjithë opinioni e pa fytyrën e LSDM-së. Ndryshe kanë folur para zgjedhjeve, ndryshe kanë vepruar tani”, tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat