Tuneva: Mediat të informojnë në përputhje me standardet më të larta të profesionit

Maqedonia

Tuneva: Mediat të informojnë në përputhje me standardet më të larta të profesionit

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 15:55
Drejtoresha e KEMM, Marina Tuneva

Këshilli i Etikës së Mediave në Maqedoni (KEMM) sot organizoi “Ditë të hapur” në Komunën e Gostivarit, në kuadër të së cilës u mbajt seancë e Komisionit për Ankesa me ç’rast u diskutuan ankesa të parashtruara për informim joetik në media.

Duke folur për rëndësinë e vetërregullimit mediatik, drejtorja ekzekutive e KEMM-it, Marina Tuneva theksoi se ai mundëson mbrojtje të lirive redaktuese, uljen e ndikimit të shtetit, promovimin e cilësisë gjatë raportimit dhe qasjes më të lehtë të opinionit deri te mediat.

“Thirrja më e rëndësishme që duam ta dërgojmë është që mediat të veprojnë si stozherë të interesit publik dhe të informojnë, shkruajnë dhe sqarojnë në përputhje me standardet më të larta të profesionit”, tha Tuneva.

Kryetari i Komisionit për Ankesa i KEMM-it, Mirçe Adamçevski, theksoi se qëllimi i Ditës së hapur është që opinioni më i gjerë të njoftohet nga afër me punën e KEMM-it si trup i vetërregullimit dhe në këtë mënyrë të nxiten qytetarët që ta ndjekin me kujdes informimin e mediave dhe të nxiten të parashtrojnë parashtresa deri te Këshilli.

„Përmes mundësisë për parashtrimin e ankesës, realizimin e kontatkti të drejtpërdrejt me median dhe marrjen e vendimeve rritet besimi edhe te mediat edhe te qytetarët”, tha Teofill Bllazhevski, anëtar i Komisionit për Ankesa të KEMM-it.

Në këtë proces, sipas Sefer Tahirit, është me rëndësi kyçe përgjegjësia dhe pavarësia redaktuese në media. “Jemi këtu që të flasim për rëndësinë e etikës së profesionit, por edhe për të drejtat e gazetarëve për shprehje të lirë dhe punë të sigurtë. Vetërregullimi e mbështet këtë proces”, tha Sefer Tahiri nga Komisioni për Ankesa.

“Përgjegjësia dhe pavarësia redaktuese është me rëndësi kyçe për punën profesionale të mediave. Këtu nuk ka kompromis”, theksoi Erdem Amet, përfaqësues i Komisionit për Ankesa të KEMM-it.

Këshilli i Etikës në Mediat që nga formimi i tij para thuajse pesë viteve ka marrë 290 vendime. Lloji i këtillë i seancave të hapura do të jetë imperativ i Këshillit të Etikës edhe gjatë veprimit të mëtejshëm dhe promovimit të vetërregullimit në shtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat