“Bombat”, Kostovski: Të dyshuarit u hetuan përmes testin të poligrafit

Maqedonia

“Bombat”, Kostovski: Të dyshuarit u hetuan përmes testin të poligrafit

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 16:14
Foto Ilustrim

Ish kryeministri Nikolla Gruevski, shefi i tij i kabinetit Martin Protugjer, ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov dhe kryeshefi i dikurshëm Goran Grujovski as që kanë dyshuar se “infromatori” Zvonko Kostovski është personi që i ka nxjerrë bisedat e përgjuara nga DSK. Kostovski në seancën gjyqësore për rastin “Target- Fortesa” për përgjimin ilegal dëshmoi se pikërisht katër personat në fjalë, në tetor të vitit 2014-të, e kanë thirrur në takim në orët e natës në DSK. Prej tij kanë kërkuar mendim se si është e mundur që opozita t’i posedojë “bombat”, për çka veçmë kanë pasur informacione nëse ekziston mundësi tjetër teknike, përveç ajo të cilën e posedon shteti, të incizohet material aq voluminoz.  Kostovski iu ka theksuar se ekziston mundësia që të përgjohet në stacione të vogla bazë të vendosura në vende të ndryshme në të gjithë qytetin që mund të vendosen edhe në automjete. Nga këtu me siguri vjen ideja e furgonëve të verdhë të kryeministrit të atëhershëm. Kostovski gjithashtu tha se Gruevski, Protugjer, Mijalkov dhe Grujovski filluan të mendojnë edhe cili shërbim i huaj mund të jetë përgjegjës për përgjimin, ndërsa kanë menduar për atë Greke apo ndonjë më i madh. Tani ish-kryeshefi i arratisur Goran Grujovski ka nisur hetim ndërsa ka dyshuar edhe në Gjorgji Lazarevskin – “informatori” i dytë i cili e zbuloi skandalin me përgjimet.

Shefi Goran Grujovski më tha: nëse Gjorgji është i përfshirë në këtë, unë personalisht do t’ia pres fytin. Grujovski filloi t’i kontrollojë njerëzit në teknikën operative. Të parët ishin ata që nuk i pëlqenin. Hetimi vazhdoi me testin e poligrafit. Ata që nuk e kaluan poligrafin, u transferuan në vende të tjera të punës”- theksoi Zvonko Kostovski, dëshmitar.

Ka vijuar arrestimi i Zoran Verushevskit, ndërsa Kostovski tregoi se si u arrestua gruaja e tij Sonja Verushevska , do të thotë duke fabrikuar një rast. DSK ndoqi telefonin e djalit të tyre Aleksandrit dhe kanë kapur një mesazh SMS, që dyshohet se ai ia dërgoi nënës së tij. Goran Grujovski nga Kostovski ka kërkuar që ta ndryshojë objektivin e ndjekjes, në vend që të jetë mesazh që e dërgon djali, ta shkruajë se po e dërgonte nëna e tij. Kostovski dëshmoi se në DSK kishte edhe shumë numra të tjerë që u ndoqën pa urdhër të gjykatës. Në rastet Target-Fortesa, të PSP-së, të akuzuar janë Ish-shefat Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, ish-ministrja Gordana Jankulovska, drejtori i atëhershëm i DSK-së Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski, Vlladimir Varellov dhe shumë zyrtarë të tjerë të administratës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat