LSDM e Kumanovës ka vetëm një emër për kandidat për president

Maqedonia

LSDM e Kumanovës ka vetëm një emër për kandidat për president

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 16:28
Oliver Spasovski

Dega e LSDM në Kumanovë ka dorëzuar vetëm një propozim sa i përket kandidaturave për president.

Sipas kryetarit të kësaj dege, kandidati i propozuar është Oliver Spasovski, ministri aktual i punëve të brendshme. “Organizata komunale e LSDM në Kumanovë, si një nga degët më të mëdha të partisë, ka vendosur njëzëri që Spasovski të jetë kandidati i vetëm për president në zgjedhjet e ardhshme.

Me këtë shpresojmë se Kumanova do ta ketë presidentin”, theksoi kryetari i degës së LSDM në Kumanovë, Martin Kostovski.

Spasovski ka përkrahjen edhe të disa degëve tjera, që i kanë dhënë mbështetje. Përzgjedhja e kandidatit për president do të bëhet në kongresin partiak më 3 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat