Marrëveshje për zhvillimin e mësimit në paralelet frankofone dygjuhësore

Maqedonia

Marrëveshje për zhvillimin e mësimit në paralelet frankofone dygjuhësore

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 16:31
Ministrin e Arsimit dhe Shkencës

Qeveria në seancën e 123-të e shqyrtoi dhe e pranoi tekstin e harmonizuar të Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Francës e cila ka të bëjë me shkollat e mesme me paralelet dygjuhësore frankofone dhe e autorizoi ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi që ta nënshkruaj.

“Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës me këtë Marrëveshje në masë të madhe do të zhvillohet dhe zgjerohet bashkëpunimi në planin bilateral me Republikën e Francës në sferën e mësimit dygjuhësor dhe do të ngrihet cilësia e saj me zbatimin e përvojave evropiane”, kumtoi pres shërbimi qeveritar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat