Tabanoc, në një autobus zbulohen lëndë narkotike

Maqedonia

Tabanoc, në një autobus zbulohen lëndë narkotike

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 16:35
Foto Ilustrim

Në vendkalimin kufitar Tabanoc policia dhe zyrtarët doganorë në një autobus kanë zbuluar lëndë narkotike.

“Më 25.02.2018 në orën 22:30 në vendkalimin kufitar “Tabanoc” policia dhe zyrtarët e doganave kanë kryer kontroll të udhëtarëve dhe autobusit “mercedes”, pronë e një personi juridik nga Struga, gjatë së cilës janë zbuluar dhe janë konfiskuar rreth 79 gramë kokainë dhe rreth 350 gramë heroin. Për shkak të dyshimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim të paligjshëm dhe tregtimit të lëndëve narkotike”, nga liria janë privuar pasagjerët F.G. (42) nga Republika e Shqipërisë, D.M. (21) nga Bosnja dhe Hercegovina dhe D.P. nga Republika e Serbisë”, thonë nga MPB.

Ata janë dorëzuar në stacionin policor të Kumanovës për procedurë të mëtejshme. Janë marrë të gjitha masat për zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat