Diplomatja franceze, Natali Loazo realizoi takime me Osmanin dhe Dimitrovin

Maqedonia

Diplomatja franceze, Natali Loazo realizoi takime me Osmanin dhe Dimitrovin

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 17:01
Dimitrov – Loazo

Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Francës, Natali Loazo, sot është duke realizuar takime në Republikën e Maqedonisë, ku do të takohet me kreun shtetëror dhe partiak, si dhe do të nënshkruajë marrëveshje bilaterale për bashkëpunim në fusha të caktuara, transmeton Portalb.mk.

Takimi Osmani – Loazo

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane Bujar Osmani, sot ishte nikoqir i delegacionit të Republikës së Francës kryesuar nga ministrja për Çështje Evropiane në Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Francës, Natali Loazo, e cila për vizitë pune qëndron në vendin tonë, përcjell Portalb.mk.

Zëvendëskryeministri Osmani shprehu mirënjohje personale deri tek Ministrja Loazo për përpjekjet dhe mbështetjen e sinqertë nga ana e Francës për integrimet tona evropiane e cila u potencua në takimet e sotme, dhe vlerësoi takimin si historike për vendin lidhur me kohën – kur Maqedonia e Veriut lëviz drejt fillimit të negociatave aderuese me BE-në.

“Evropë të sigurte, stabile dhe të fuqishme, me institucione të fuqishme dhe efikase të Bashkimit Evropian, janë prioritete për të cilat padyshim që ekziston interes i ndërsjellë mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Francës”, theksoi Osmani, duke shtuar se integrimi evropian i vendit nga Ballkani Perëndimor në mënyrë plotësuese do të kontribuojë në stabilitet, siguri dhe Ballkan të integruar që do të jetë faktor afatgjatë për stabilitet të kontinentit në përgjithësi, si dhe mbrojtës i fuqishëm i vlerave dhe progresit të Bashkimit Evropian.

Në takim mes Osmanit dhe Loazos u hapën edhe tema për progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga më shume aspekte, përmes veprave të guximshme politike si që janë Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe Marrëveshja e Prespës me Greqinë, si dhe përmes momentumit të përforcuar, në drejtim të përafrimit deri tek rregullat, standardet dhe vlerat evropiane, si një tregim i suksesshëm i Ballkanit, shembull që është motivim për progres në integrimet euro- atlantike, të cilën mund ta ndjekin edhe vendet tjera në rajon.

Takimi Dimitrov – Loazo

Ministrja Loazo ka realizuar takim edhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Ministrja për Çështje Evropiane e Ministrisë franceze për Evropë dhe Punë të Jashtme, Natali Loazo do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, me kryetarin e Komisionit kuvendor për Çështje Evropiane, Artan Grubi, si dhe me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Në kuadër të vizitës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ministrja Loazo dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, në prani të kryeministrit Zoran Zaev , zëvendëses së kryeministrit në Qeveri dhe ministres së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe të ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, do të nënshkruajnë Marrëveshje bilaterale që i referohet klasave frankofone dygjuhësore në shkollat e mesme. Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare gjysmë e plotë e frankofonisë, ndërsa kjo marrëveshje është e para e llojit të tillë që e nënshkruan me shtet tjetër pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat