Sela: Shqiptarët duhet të votojnë kandidat shqiptar për president

Maqedonia

Sela: Shqiptarët duhet të votojnë kandidat shqiptar për president

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 20:51
Ziadin Sela

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela thotë se me opozitën shqiptare negociojnë për kandidat të mundshëm për president. Sela ka shtuar se nuk shohin ndonjë interes tek, siç tha Ai, debati dhe loja që i ngjan fushatës së nisur elektorale të shumicës parlamentare.

“Na duken qesharake dhe të ulëta tendencat e BDI-së që sa herë përballen me derën e përplasur para fytyrës brenda koalicionit qeverisës, shpëtimin mundohen ta gjejnë tek shqiptarët”, ka nënvizuar Sela.

Kreu i ASH-së ka potencuar se e ndjekin me shumë shqetësim këtë situatë. Nënvizoi se shqiptarët duhet të kenë mundësi për votuar për kandidat shqiptar.

“Pjesë e përcaktimit tonë është që presidenti duhet të zgjidhet në parlament, ashtu siç ndajmë përgjegjësinë që shqiptarët ditën e votimit nuk duhet të ngelin pa mundësinë për të votuar ndonjë shqiptar në listën për president të shtetit”, ka deklaruar Ziadin Sela.

Deklarimet Sela i shprehu pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat