Zaev: Kërkojmë përgjigje për zhvillimet në Kuvend, bisedimet për Presidentin vazhdojnë

Maqedonia

Zaev: Kërkojmë përgjigje për zhvillimet në Kuvend, bisedimet për Presidentin vazhdojnë

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 22:20
Zoran Zaev

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, para fillimit të koordinimit në selinë e partisë tha se sonte për herë të parë do të shqyrtojnë raportet nga terreni për kandidatin për President. Njëkohësisht do të konsultohen sekretarët organizativ të partive të tjera për qëndrimet e tyre mbi emrat konkret. Tema e kandidatit konsensual, sipas Zaevit, do tw jetë kryesorja edhe në takimin e nesërm me kreun e BDI-sw Ali Ahmeti.

I pyetur për zhvillimet e fundit në Kuvend, në seancën për imunitetin e Trajko Veljanovskit, Zaev tha se të gjithë e panë se çfarë ndodhi por se do të dëshironte të dëgjojë edhe qëndrimet e anëtarëve të tjerë të partisë dhe të partive të tjera. Ai shtoi se për raste se i Veljanovskit duhet të lihet hapësirë gjykatës të veprojë. Zaev tha se nuk mund të kërkojë përgjegjësi nga Xhaferi meqë ai është kryetar Kuvendi por kërkon përgjigje për dështimin e votimit në seancën e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat