Sot takohen Ahmeti dhe Zaev: Pa BDI-në i kemi 58 deputetë, jemi afër marrëveshjes për president

Maqedonia

Sot takohen Ahmeti dhe Zaev: Pa BDI-në i kemi 58 deputetë, jemi afër marrëveshjes për president

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 09:25
Takimi Zaev - Ahmeti. Foto: Borçe Popovski "Kolektif.mk"

Pas përplasjeve mes LSDM dhe BDI-së ditëve të fundit për mosmarrjen e imunitetit të deputetit Trajko Veljanoskit, sot do të realizohet takimi ndërmjet liderëve Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti, për t’i dhënë epilog procesit të gjetjes së kandidatit konsesual për zgjedhjet presidenciale të 21-prillit.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev mbrëmë para selisë së partisë tha se, takimi do të zhvillohet në kohën kur në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet seanca për pyetjet e deputetëve. “Derisa në Kuvend zhvillohen pyetjet e deputetëve, ne do ta realizojmë takimin në të cilin do të kemi informacione për atë se a është e mundshme që LSDM-ja dhe BDI-ja, dhe sigurisht dhe partitë e tjera me të cilat kemi biseduar, të vijnë deri te një emër i përbashkët për kandidat për president”, tha Zaev.

Ai gjithashtu deklaroi sot do të kumtohen qëndrimet e partisë më të madhe të koalicionit, BDI-së. “Besoj se ata kanë biseduar dhe i kanë pikëpamjet e tyre. Sigurisht, se nëse kanë biseduar në funksion të kandidatit të përbashkët, kanë emra, kanë analizat e veta. Ne i kemi shpërndarë analizat tona, a ata i kanë analizat e veta”, tha Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat