Paralajmërohen fluturime direkte Cyrih-Ohër nga prilli i këtij viti

Maqedonia

Paralajmërohen fluturime direkte Cyrih-Ohër nga prilli i këtij viti

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 10:06
“Edelvajs” paralajmëroi fluturime Cyrih-Ohër

Kompania ajrore zviceriane “Edelvajs” njoftoi se nga 6 prilli i këtij viti do të fluturojë dy herë në javë në linjën Cyrih – Ohër dhe anasjelltas.

“Edelvajs” do të qarkullojë në linjën  nga Cyrihu deri në aeroportin “Shën Apostoll Pavle” çdo të shtunë, ndërsa nga korriku e deri në gusht edhe çdo të martë, transmeton MIA.

Në linjë do të qarkullojë aeroplani i tipit “Erbas A 320”.

Në tregun e Maqedonisë “Edelvajs” tashmë operon nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit prej ku fluturon deri në Cyrih dhe anasjelltas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat