Xhaferi e ka njoftuar Gjykatën Penale se nuk ka kushte për marrjen e imunitetit të Veljanovskit

Maqedonia

Xhaferi e ka njoftuar Gjykatën Penale se nuk ka kushte për marrjen e imunitetit të Veljanovskit

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 11:40
Talat Xhaferi

Në Gjykatën Penale dje ka arritur njoftim nga Kuvendi se nuk ka kushte për marrjen e imuniteti të ish kryetarit të Kuvendit dhe deputetit aktual, Trajko Veljanovski, njofton Portalb.mk.

Gjykata është njoftuar se nuk ka vendim për kërkesën për shqiptimin e masës së paraburgimit për deputetin Lupço Dimovski edhe pse kanë kaluar disa javë nga seanca e ndaluar.

Velajnovski është i dyshuar për organizimin të ngjarjeve të 27 prillit të vitit 2017-të, por i njëjti do të mbrohet në liri, pasi që momentalisht e mbron imuniteti i deputetit.

Kuvendi përpara disa ditëve duhej që të votojë për marrjen e imunitetit, por kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, e ka ndaluar seancën pa e hedhur në votim marrjen e imunitetit. Kjo ka shkaktuar reagim të ashpër që partnerët e koalicionit BDI dhe LSDM të akuzohen me njëra tjetrën se e shpëtuan Veljanoskin nga burgu.

LSDM-ja thotë se ka pasur shumicë dhe vetëm është pritur që të votohet, ndërkaq BDI-ja thotë se s’ka pasur vendim në Komisionin për Çështje të Imunitetit, gjegjësisht votimi atje ka qenë 4 “për” dhe 4 “kundër”. LSDM apo BDI fajtor, Trajko Veljanovski i shpëtoi burgut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat