Spasovski: Shoferi autobusit nga tragjedia në Llaskarcë ka marrë kërcënime për jetë

Maqedonia

Spasovski: Shoferi autobusit nga tragjedia në Llaskarcë ka marrë kërcënime për jetë

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 12:40
Oliver Spasovki

Shoferi i autobusit i cili para dy javëve u rrotullua në rrugën Shkup-Tetovë, ku humbën jetën 15 persona, ndërsa 37 u lënduan, ka marrë kërcënime për jetë.

“Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë masa për mbrojtjen e tij si pjesë e procedurës”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovki.

Ai pret që Prokuroria Publike për një kohë të shkurtër t’i tregojë shkaqet konkrete të fatkeqësisë për të cilën janë siguruar shumë materiale, ndërsa ekspertiza është afër përfundimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat