Nga 1 prilli Parlamenti nuk do të punojë për shkak të fushatës parazgjedhore

Maqedonia

Nga 1 prilli Parlamenti nuk do të punojë për shkak të fushatës parazgjedhore

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 13:25
Talat Xhaferi

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk do të punojë nga 1 prilli kur fillon fushata parazgjedhore për zgjedhjet presidenciale.

Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi thotë se kjo është një praktikë e zakontë që Kuvendi të mos mbajë seanca në atë periudhë, por lë mundësi të thirrë seancë nëse paraqitet nevojë e menjëhershme.

Ai në takimin e sotëm me mediat theksoi se nëse në raundin e dytë zgjedhor nuk ka census dhe nuk zgjidhet presidenti i ri i shtetit, sipas Kushtetutës kryetari i Kuvendit e kryen detyrën në periudhë prej të paktën gjashtë muaj. Ndërkohë, tha Xhaferi, përsëritet procedura për zgjedhjen e presidentit të shtetit, gjegjësisht shpallen zgjedhje të reja.

Ky rast, potencon kryetari i Kuvendit, është paraparë në Kushtetutë, siç është  parashikuar dhe çfarë ndodh nëse në çfarëdo baze presidenti i shtetit të pengohet ta kryejë funksionin. Të dyja rastet, tha Xhaferi, janë rregulluar me nenet 81 dhe 82 të Kushtetutës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat