EVN u zgjodh furnizues universal për rrymë elektrike në Maqedoni

Maqedonia

EVN u zgjodh furnizues universal për rrymë elektrike në Maqedoni

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 13:35
EVN

Kompania ELEM, sot në ankand publik është zgjedhur furnizuesi universal për energji elektrike, për shkak se ka pasur çmimin më të volitshëm bruto prej 11.5%. Thanë në konferencë për shtyp ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe zv/kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev.

“Është me rëndësi që të theksojmë faktin se nga viti i kaluar, në Ligjin e ri për energjetikë, në Maqedoni për pesë vitet e ardhshme të zgjidhet edhe furnizues universal. Nga oferta më e vogël e cila u dorëzua në Komisionin për zgjedhjen e furnizuesit universal, prej 14.4% është me rëndësi që të theksohet se çmimi apo mazha ka rënë në 11.5%. Do të vazhdojmë në këtë mënyrë, të hapur për të gjithë investuesit”, tha ministri Bekteshi.

Angjushev shtoi se me furnizuesin universal, shteti i mbron qytetarët nga rritja e papritshme e çmimit të energjisë elektrike.

“Të gjithë furnizuesit duhet që të luftojnë për çmimin. Me këtë hap të liberalizimit, nga njëra anë mbrohen qytetarët nga çmimi i lartë i energjisë elektrike, ndërkaq nga ana tjetër liberalizohet tregu për kompanitë më të vogla, të cilat kanë qasje në tregun e lirë dhe duhet të presin që të presin që të kenë çmim më të lirë të energjisë elektrike”, tha Angjushev.

Në lidhje me atë nëse qytetarët do të kenë mundësi të blejnë energji elektrike nga ndonjë furnizues tjetër, Angjushev tha se do të kenë mundësi, por tani për tani nuk do të kenë llogari.

“Qytetarët mund të blejnë energji elektrike nga çdo furnizues, por në këtë moment nuk kanë llogari pasi që është shumë më e shtrenjtë, për shkak se ndërmarrjet tjera, pos EVN-së nuk e kanë privilegjin që të marrin energji nga ELEM e cila e shet në çmim më të lirë”, tha Angjushev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat