Sela: Mazhoranca tenton të hesht opozitën

Maqedonia

Sela: Mazhoranca tenton të hesht opozitën

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 13:48
Zijadin Sela

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela përmes një reagimi procedural reagoi për shkak se ishte i 17 në listë për të parashtruar pyetje kryeministrit dhe ministrave të kabinetit të tij qeveritarë. Këtë Sela e cilësoi si turp dhe si tentim të pushtetit për të heshtur opozitën rreth shumë çështje siç ishte ajo për imunitetin e Trajko Veljanoskit dhe marrjen e kompetencave të arsimit Komunës së Gostivarit.

“Kjo që po ndodhë është vërtet turp. Unë jam përfaqësues i opozitës. Shqiptarët që nuk përfaqësohen nga kjo qeveri, dëshirojnë që përmes opozitës, përmes pyetjeve tona zëri i tyre të depërtoj deri tek qeveria. Unë jam i 17 me radhë për parashtrimin e pyetjeve. Është gënjeshtër e madhe nëse thuhet se kjo është dita kur ministrat duhet të ballafaqohen dhe të japin llogari para opinionit. Opozita shqiptare gjithmonë ishte e radhitur e 6 apo e 7 ndërsa sot Zijadin Sela është i 17. Ndoshta me këtë doni ta fshihni se pse nuk iu hoq imuniteti Trajko Veljanoskit dhe pse iu morën kompetencat Komunës së Gostivarit në fushën e arsimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat