Nataliteti rritet për pesë për qind, mortaliteti për 9,1 për qind

Maqedonia

Nataliteti rritet për pesë për qind, mortaliteti për 9,1 për qind

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 14:39
Foto Ilustrim

Numri i foshnjave të sapolindura në tremujorin e katërt prej vitit 2018, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, është rritur për 5,0 për qind dhe arrin 5 597 foshnja të sapolindura, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Rritje për 9,1 për qind shënon edhe numri i personave të vdekur dhe arrin 5 405, ndërsa prej tyre 48 janë foshnja të vdekura.

Rritja natyrore arrin 192, që nënkupton se për  po kaq persona është më i madh numri i fëmijëve të sapolindur nga numri i personave të vdekur.

Në kuartalin e fundit vjet janë lidhur 3 261 martesa, që është për 6,4 për qind më shumë se e njëjta periudhë në vitin 2017.

Në tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar ka pasur 442 shkurorëzime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat