Përmbaruesit bllokojnë xhirollogarinë e Operës dhe Baletit të Maqedonisë

Maqedonia

Përmbaruesit bllokojnë xhirollogarinë e Operës dhe Baletit të Maqedonisë

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 16:04
Opera dhe Baleti në Maqedoni

Përmbaruesit kanë bllokuar xhirollogarinë e Operës dhe Baletit të Maqedonisë, për shkak të borxhit prej 700 mijë eurove.

Ky borxh është prej vitit 2015, kur ka qenë 800 mijë euro, por deri tani institucioni ka arritur të kthejë vetëm 100 mijë euro.

Sipas drejtorit Vase Ristov, ka skaduar afati prej tre viteve kur është bërë borxhi dhe tani kërkohet pagesë.

Prej vitit 2015 deri 2017 me OBM-në ka udhëhequr Igor Durllovski, i cili dha dorëheqje nga posti i drejtorit për shkak të ngjarjeve të 27 prillit. Ai në mesin e të akuzuarve për “të enjten e përgjakshme”, lëndë për të cilën vendimi pritet të merret më 16 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat