Miliona gjermane për infrastrukturën maqedonase

Maqedonia

Miliona gjermane për infrastrukturën maqedonase

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 16:15
Zoran Zaev, Vallter Defa dhe Tomas Gerberih

I dërguari i Merkelit, Ualter Defa, sjell këshilla të vlefshme, por e hap edhe derën për financim të projekteve të mëdha. Lista është e gjatë dhe “peshon” afër 5 miliardë euro, shkruan Dojçe Vele, transmeton Portalb.mk.

Zhvillimi ekonomik pa e “fryrë” borxhin publik. Kjo është strategjia e autoriteteve në Shkup, e cila do të realizohet me mbështetjen e Republikës Federale të Gjermanisë. Energjetika, infrastruktura, ekologjia, arsimi janë fushat e fokusit të bashkëpunimit të ngushtë, që do të operacionalizohen nëpërmjet një komiteti të përbashkët drejtues. Angazhimi i këshilltarit special, i dërguari i qeverisë në Berlin, Ualter Defa edhe zyrtarisht e hapë rrugën për konkretizimin dhe promovimin e bashkëpunimit. Qeveria është optimiste:

“Tashmë e mbajtëm takimin e parë me z-ri Defa dhe biseduam për reformat e nevojshme, për atë se si Maqedonia Veriore të bëhet vend i përshtatshëm për zhvillim ekonomik për të gjithë investitorët, për ata vendas dhe të huaj, si të organizojnë prezantimin para afaristëve gjermanë, por edhe para afaristëve tjerë nga BE-ja. Si të përmirësohet bashkëpunimi, jo vetëm në aspektin e tërheqjes së investitorëve gjermanë, por që edhe më shumë produkte tona të eksportohen në Gjermani, si dhe në tregjet tjera të BE-së”, shpjegon për Dojçe Vele zëvendëskryeministri Koço Angjushev.Këshillat dhe përvojat e Defa duhet të ndihmojnë për përdorimin më efikas të fondeve evropiane. Bashkëpunimi me Berlinin, nëpërmjet komitetit drejtues të përbashkët, duhet të na çojë deri te burime të favorshme për financim të projektet kapitale kryesore. Lista është e gjatë dhe shumë e shtrenjtë:

“Nëse duam të realizojmë të gjitha projektet, që janë në listën tonë, na nevojiten 4 deri në 5 miliardë euro. Prandaj është shumë e rëndësishme që të sigurohet një model për realizimin e tyre, njëkohësisht pa e detyruar shtetin të merr hua plotësuese. Duke pasur parasysh borxhin e lartë, që e kemi trashëguar nga periudha e mëparshme, ndërsa të gjitha llogaritjet tregojnë se borxhi ynë nuk guxon të shkojnë mbi 60% të BPV-së, është e qartë se shteti vetë nuk ka mundësi të realizojë të gjitha projektet. Jemi duke e mbajtur borxhin rreth 50% të BPV-së, ose rreth 5 miliardë euro, që praktikisht do të thotë se kemi hapësirë për huamarrje shtesë prej afër një miliard euro që mjafton, për shembull, vetëm për hekurudhën në drejtim të Bullgarisë dhe për qendrën e re klinike”, shpjegon Angjushev .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat