Zbulohen edhe 10 autobusë me defekte teknike

Maqedonia

Zbulohen edhe 10 autobusë me defekte teknike

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 16:18
Kontroll i Autobusëve

Në një aksion komunikacioni në Shtip janë zbuluar dhjetë autobusë me defekte. Aksioni është kryer në orët e mëngjesit nga ora 7 deri në ora 10.

Në aksionin e përforcuar të makinave me të cilat bëhet transport i udhëtarëve, janë kontrolluar 27 autobusë të cilat kryejnë transport publik.

Tek 10 prej tyre është vërtetuar parregullsi tek frenat, me çka janë larguar nga komunikacioni dhe u janë dhënë dënime me të holla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat