Vizbeg, autoritetet përplasen për deponinë

Maqedonia

Vizbeg, autoritetet përplasen për deponinë

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 16:31
Deponia

Era e keqe nga djegia e mbeturinave në deponinë e krijuar në Vizbeg vazhdon të kundërmojë dhe të bëhet e papërballueshme nga banorët që jetojnë në afërsi dhe punonjësit e kompanive private që veprojnë në këtë pjesë. Nga komuna Shuto Orizarë, në pronën e së cilës është krijuar deponia thonë se ka nisur pastrimi i kësaj deponie mirëpo se e njejta është krijuar derisa Ndërmarja Publike “Higjiena Komunale” e shfrytëzonte këtë hapësirë për stacion mbingarkimi.

"Sot ka nisur të bëhet pastrimi në këtë pjesë të komunës Shuto Orizarë, respektivisht në deponinë e krijuar. Për momentin janë duke punuar disa ekskavator ndërkohë që kamionët po bartin mbeturinat drejt deponisë Drislla”, tha Kurto Dudush, kryetar I komunës Shuto Orizarë.

Nga “Higjiena Komunale” pranojnë se kanë shfrytëzuar këtë hapësirë si stacion mbingarkimi por se e njejta vazhdimisht është pastruar dhe mirëmbajtur. Drejtori, Abdusamed Shabani tha se në momentin e largimit të punonjësve komunalë nga kjo pjesë, hapësira është lënë plotësisht e pastër.

"Deri para dy mujave atje kemi pasur një qendër për mbingarkesë të bërllokut mirëpo i tërhoqa të punësuarit që I kemi pasur në atë pjesë duke pasur parasysh se kishim probleme jashtëzakonisht të mëdha. Ajo pjesë nuk është pronë e jona, është pronë e komunës Shuto Orizarë dhe duke mos gjetur gjuhë të përbashkët edhe pse s’di sa herë e kemi mirëmbajt, e kemi pastruar mirëpo ishte e pamundur që të vazhdojmë aty me punë”, pohoi Abdusamed Shabani, “Higjiena Komunale”.

Pavarësisht mosmarrëveshjeve me komunën në fjalë, nga Higjiena Komunale thonë se do të vazhdojnë të pastrojnë në këtë pjesë me qëllim të pastrimit sa më të shpejtë të deponisë. Gjithashtu, edhe nga komuna fqinje, ajo e Butelit po ndihmojnë në pastrimin e deponisë duke angazhuar disa kamionë për bartjen e mbeturinave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat