VMRO-DPMNE: Jovevski hesht ndaj krimit, të japë dorëheqje

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Jovevski hesht ndaj krimit, të japë dorëheqje

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 17:50
Naum Stoillkovski

VMRO ka akuzuar sot kryeprokurorin Jovevski se është shumë i padukshëm kur duhet të bëhet i zëshëm e të flasë për aferat korruptive të qeverisë aktuale. Sipas zëdhënësit Stoillkovski, Jovevski duhet të japë dorëheqje.

“Joveski nuk është askund, siç nuk është askund për një numër të madh të aferave, siç janë tenderët e përgjakshëm të Filipçes, për parcelat e klanit Zaev, furnizimet kriminale në katër sy, për Fondin e Inovacionit, tekstualisht nuk është askund për të gjitha krimet që përfundojnë me përleshje mafioze dhe pasoja fatale. Joveski nuk është askund edhe për padinë penale për publikimin e Ligjit për gjuhët. Joveski është prokuror publik  republikan, i cili duhet të largohet”,- tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat