Rasti “Titanik", shpalosen mbi 100 dëshmi materiale

Maqedonia

Rasti “Titanik", shpalosen mbi 100 dëshmi materiale

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 17:56
Gjykata

Prokurorja speciale, Lile Stefanova, prezantoi mes dëshmive edhe  fletëpagesa dhe letërnjoftime të rrejshme të cilat, sipas akuzës, kanë qenë të përpunuara për nevojat e partisë së atëhershme në pushtet, VMRO-DPMNE-së, për procesin zgjedhor.

Bëhet fjalë për letërnjoftime me emra dhe fotografi të rrejshme. Prokuroria përpunimin e letërnjoftimeve të rrejshme e ndërlidh me zbuluesin e informatave, Munir Pepiq, në shtëpinë e të cilit në Batincë, gjatë bastisjes, në fazës e hetuesisë, ishin gjetur numër i madh i materiale të cilat tani shfrytëzohen në procedurën gjyqësore si dëshmi.

Ish ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakievski, gjithashtu i akuzuar për këtë rast, në njërën nga bisedat e përgjuara të publikuara nga LSDM, përmendi emrin e Munir Pepiq për të cilin thekson se i bën letërnjoftimet.

Sipas akuzës, letërnjoftimet në numrin më të madh janë destinuar për votues të Pustecit, të cilët në mënyrë të organizuar u sollën për të votuar në komunën Qendër. PSP deri më tani ka prezantuar mbi 1800 nga gjithsej 5000 dëshmi materiale.

Në rastin"Titanik" të akuzuar janë ish kryeministri, Nikolla Gruevski, i cili ka fituar statusin e azilit në Hungari, Kiril Bozhinovski, Mile Janakievski, Gordan Jankullovska, Biljana Brishkovska Boshkovska, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko dhe 12 persona të tjerë.

Të akuzuarit akuzohen për veprat “shoqërim kriminel”, “shkelje të të drejtës së votimit”, “shkelje të të drejtës së përcaktimit të votuesve”, “mito gjatë zgjedhjeve dhe votimit”, “shkatërrimin e materiale zgjedhore” dhe keqpërdorimin e mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat