Gjykata Penale: mosmarrja e mandatit, pamundëson veprimet tona

Maqedonia

Gjykata Penale: mosmarrja e mandatit, pamundëson veprimet tona

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 17:58
Gjykata Penale

Gjykata penale, në një kumtesë për mediat, arsyetohet se nuk mund të marrë masa sigurie nëse për këtë nuk krijohen kushte.

“Jemi dëshmitarë se për herë të parë, Kuvendi, i cili është kompetent për vendimin për imunitetin, në afatin e paraparë ligjor të mos marrë vendim dhe më këtë t’i pamundësojë gjykatës të vendosë për paraburgimin e deputetëve. Për këtë, janë të papranueshme deklaratat se Gjykata do të jetë përgjegjëse për zgjatjen e procedurës, për deri sa gjykata nuk mundet sipas vullnetit të saj dhe në kundërshtim me ligjin të caktojë çfarëdo masash sigurie nëse për këtë nuk krijohen kushte. Nëse Prokuroria dorëzon propozim të ri për shkak të rrethanave të reja, Gjykata menjëherë do të drejtohet deri te Kuvendi dhe nëse në kohë merret vendim nga Kuvendi, menjëherë do të veprojmë”,- thuhet në qëndrimin e Gjykatës Penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat