Zaev: Investimet e huaja në 2018 arrijnë rekord historik

Maqedonia

Zaev: Investimet e huaja në 2018 arrijnë rekord historik

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 21:29
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev deklaroi sot se gjashtë kompani të huaja kanë njoftuar vendimin e tyre për të investuar në vend, që kur Greqia ratifikoi Protokollin e Aderimit në NATO.

Në një seancë pyetjesh në Parlament ai tha se “kompania gjermane Gerresheimer ka njoftuar 120 milionë euro investime në vend, ndërkohë që dy kompani greke kanë njoftuar qëllime të njëjta”, shkruan ATSH.

“Të 17 zonat industriale po krijojnë 4500 vende pune, me mbi 155 milionë euro investime. Numri i investimeve të huaja në tremujorin e fundit të 2018 me siguri është më i larti i regjistruar ndonjëherë. E njëjta vlen për të gjithë vitin 2018. Këto janë përfitimet nga aderimi i vendit në NATO dhe ligji për të tërhequr investime direkte të huaja”, theksoi Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat