Debat për inkurajimin e bashkëpunimit akademik mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë

Maqedonia

Debat për inkurajimin e bashkëpunimit akademik mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 09:20
Maqedonia e Veriut dhe Greqia

Memorandum për bashkëpunim do të nënshkruhet sot në hapësirat e Institutit Ekonomik mes Institutit, Fakultetit për Studime Ekonomike dhe Rajonale pranë Universitetit Maqedonia nga Selaniku dhe Institutit Ekonomik pranë Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi” nga Shkupi.

Pas nënshkrimit të memorandumit vijon panel diskutim në temë: “Inkurajimi i bashkëpunimit akademik në nivel rajonal mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë: mundësi dhe sfida”.

Në panel diskutimin fjalim do të kenë Silvana Mojsovska, profesoreshë e ekonomisë ndërkombëtare në Institutin Ekonomik, dr.Spiros Boikos, docent i makroekonomisë në Fakultetin për Studime Ekonomike dhe Rajonale, Universiteti Maqedonia, Selanik, dr. Katerina Kollozova, profesoreshë e filozofisë pranë Institutit për Shkenca Shoqërore dhe Humanitare dhe dr. Fotini Cimbiridu, profesor i antropologjisë nga fakulteti i Selanikut.

Më 1 shkurt të vitit 2019, revista Nature publikoi një shkrim në të cilin janë analizuar perspektivat për bashkëpunimin shkencor mes shteteve Maqedonia e Veriut dhe Greqia pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës në parlamentet e të dy vendeve, thekson Instituti i Shkencave Shoqërore dhe Humanitare.

Nature e vlerëson bashkëpunimin momental mes të dy vendeve në nivelin afër zeros ose sipas autorit: “Edhe pse marrëveshja përballet me kundërshtime të ashpra të nacionalistëve në të dy vendet, ajo i ndërpren mospajtimet politike (stand-off) dhe hap mundësi për bashkëpunim, përfshirë edhe në shkencë e cila është një nga sferat e përmendura konkretisht në marrëveshje”.

“Me nënshkrimin e këtij memorandumi shpresojmë se do të fillojë një trend pozitiv në bashkëpunimin mes institucioneve akademike nga të dy vendet. Njëherit kjo do të jetë nxitje që gjithnjë e më shumë studentë nga të dy vendet gjithnjë e më shumë ta shfrytëzojnë rrjetin evropian për mobilitet Erasmus plus dhe shpresojmë se në të ardhmen këto shkëmbime do të jenë dukuri e shpeshtë mes dy vendeve tona”, shtohet në kumtesën e Institutit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat