Blerim Reka, kandidati i përbashkët i opozitës shqiptare për zgjedhjet presidenciale

Maqedonia

Blerim Reka, kandidati i përbashkët i opozitës shqiptare për zgjedhjet presidenciale

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 09:28
Blerim Reka

Opozita shqiptare në Maqedoni – Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, në zgjedhjet presidenciale do të garojnë me një kandidat të përbashkët.

Nga ASH kanë konfirmuar se profesori universitar Blerim Reka, do të jetë kandidati i tyre me të cilin do të garojnë në zgjedhjet presidenciale.

Asnjëra prej partive akoma nuk e kanë zyrtarizuar emrin e kandidatit, ndërsa nuk dihet nëse Blerim Reka përveç Aleancës dhe Besës do të mbështetet edhe nga parti tjera.

Reka është pro-rektor në Universitetin e Evropës Juglindore, ndërsa nga viti 2006 deri 2010 ka qenë ambasador i Maqedonisë në BE.

Ndryshe, përveç garës së përbashkët të opozitës shqiptare, me një kandidat do të garojnë edhe partitë në pushtet BDI dhe LSDM, të cilat nesër pritet ta publikojnë emrin e kandidatit të tyre për president të shtetit.

Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 21 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat