Kiracovski: Mund të kërkojmë përgjegjësi nga Xhaferi për Veljanoskin

Maqedonia

Kiracovski: Mund të kërkojmë përgjegjësi nga Xhaferi për Veljanoskin

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 09:31
Aleksandar Kiracovski

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Aleksandar Kiracovski në intervistë për “Faktor magazin” tha se mes LSDM dhe BDI ka dallime rreth së ardhmes së Prokurorisë Speciale Publike por edhe për disa çështje tjera.

Për imunitetin e Veljanoskit, Kiracoski nuk përjashton mundësinë e kërkimit të përgjegjësisë ndaj kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi.

“Nuk e përjashtoj mundësinë të kërkojmë përgjegjësi nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për shkak mos marrjes së imunitetit të deputetit të ish kreut të Kuvendit, Trajko Veljanoski”, thotë Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat