Dimitrov do të merr pjesë në “Delfi forumin ekonomik” në Greqi

Maqedonia

Dimitrov do të merr pjesë në “Delfi forumin ekonomik” në Greqi

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 09:55
Nikolla Dimitrov

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov do të jetë një nga pjesëmarrësit e “Delfi forumit ekonomik” në Greqi, i cili fillon sot, ndërsa do të zgjasë deri më 3 mars.

Sipas agjendës zyrtare, Nikolla Dimitrov nesër në mbrëmje do të ketë fjalim në seancën plenare, ndërsa do të flasin edhe kryeministri grek Aleksis Cipras, shefi i diplomacisë së Qipros, Nikos Hristodulidis, zëvendëskryeministrja e Rumanisë, Ana Birçall, zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Hapja solemne e forumit është caktuar për sot pasdite me fjalimin e presidentit të Greqisë, Prokopis Pavllopullos, kryetarit të Parlamentit grek, Nikos Vucis, kryetares së Qendrës Kulturore Evropiane në Delfi, Helen Arvaler, komisari evropian, Hristos Stilianidis dhe ministrja izraelite për Barazi Sociale, Gilla Gamliel.

Forumi këtë vit po mbahet për të katërtën herë, do të marrin pjesë përfaqësues nga mbi 24 vende, rreth 500 folës nga e gjithë bota me 95 pjesë tematike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat