Mustafa: Pendarovskin s’e do Zaevi, Dimitrovin se duan shqiptarët

Maqedonia

Mustafa: Pendarovskin s’e do Zaevi, Dimitrovin se duan shqiptarët

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 10:07
Pendarovski dhe Dimitrov

Analisti Latif Mustafa, në emisionin e sotëm “Studio e Hapur” që transmetohet në Televizionin Shenja, ka numëruar goditjet që LSDM dhe kryeministri Zoran Zaev ju ka bërë partive shqiptare, duke arritur kështu edhe tek BDI. Mustafa tha se këtë lojë partia e Ahmetit e lexoi më herët dhe i parapriu duke i bërë sipas tij shantazh përmes mosmarrjes së imunitetit të deputetit Trajko Veljanovski.

Mustafa vlerëson se përzgjedhja e kandidatit konsensual do të jetë një proces i vështirë dhe me shumë gjasa të jetë një emër i tretë dhe i palakuar në opinion. Ai sqaron se emrat e përfolur deri më tani kanë kundërshtime nga më të ndryshmet.
Sipas Mustafës, Stevo Pendarovski është kandidat i pranueshëm për qytetarët në përgjithësi dhe për shqiptarët, por i padëshirueshëm për kreun e partisë së tij amë.

Nga ana tjetër, ai thotë se Nikolla Dimitrov është i papranueshëm për shqiptarët për shkak të së kaluarës së tij politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat