Ulen dukshëm nivelet e Sateska, Drinit të Zi dhe Treskës

Maqedonia

Ulen dukshëm nivelet e Sateska, Drinit të Zi dhe Treskës

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 11:31
Drinit i Zi

Pothuajse pesë herë më i ulët nga mesatarja për në shkurt është niveli i lumit Sateska afër Botunit, ndërsa për katër herë janë ulur nivelet e Drinit të Zi afër Lozhanit dhe Treskës afër Makedonski Brodit, tregojnë matjet e sotme hidrometeorologjike.

Sipas DPHM, janë ulur edhe nivelet e të gjitha lumenjve në vend. Është përgjysmuar niveli i lumit Cërna afër Novacit, Strumicës afër Novo Sellës, Babunës afër Bofomillës dhe të Kriva Rekës afër Kriva Pallankës.

Nivelet e liqeneve, të Ohrit, Prespës dhe Dojranit, nuk kanë devijuar dukshëm dhe janë rreth mesatares për në shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat