Epidemia e fruthit arrinë edhe në Kumanovë, deri tani 15 të prekur

Maqedonia

Epidemia e fruthit arrinë edhe në Kumanovë, deri tani 15 të prekur

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 12:09
Foto Ilustrim

Qendra për shëndet publik Kumanovë sot shpalli epidemi të fruthit. Numri i të sëmurëve nga lija gjithsej nga fillimi i vitit arrin 15, ndërsa javën e fundit janë sëmurë edhe tre persona. I saposëmurë është një fëmijë i klasës së parë dhe dy punonjës shëndetësorë nga reparti i fëmijëve në spitalin e Kumanovës. Fëmija ka qëndruar në qëndrim tërëditor në kopshtin e Kumanovës.

“Është kryer ekspertizë në statusin e vaksinave të fëmijëve në kopshte dhe shkolla, është kryer dezinfektim, vazhdimisht kryhet verifikim i statusit të vaksinave të fëmijëve në kopshtet në nivel të Kumanovës, vijon vaksinimi në Shtëpinë ligjvënëse me vizita të kufizuara, dezinfektim i shpeshtuar”, deklaroi doktor Jadranka Stamenkovska, epidemiologe nga Qendra për shëndet publik.

Nga numri i përgjithshëm i sëmurëve nga fillimi i vitit, 11-të personave janë nga Kumanova, ndërsa katër janë banorë të Likovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat