Lëvizja BESA për kandidaturën e Rekës: Deri të hënën do të kemi qëndrim zyrtar

Maqedonia

Lëvizja BESA për kandidaturën e Rekës: Deri të hënën do të kemi qëndrim zyrtar

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 12:34
Elmedin Memishi

Në lidhje me kandidaturën e pavarur të ish ambasadorit dhe profesorit universitar, Blerim Reka për president të Maqedonisë së Veriut, partia opozitare shqiptare Lëvizja BESA ende nuk ka marrë qëndrim, deklaroi për Portalb.mk, zëdhënësi Elmedin Memishi.

Siç tha ai, vendimi për përkrahje do të merret më së voni deri të hënën.

“Nuk mund të komentojmë në këtë fazë asgjë. Brenda këtyre ditëve, besoj deri të hënën do të dalim me qëndrim zyrtar”, tha Memishi.

Përndryshe, kandidaturën e pavarur për president të Maqedonisë së Veriut, ish ambasadori Reka e ka shpallur sot. Ai mes të tjerash kërkon votën shqiptare, për siç thotë, Maqedonia e Veriut të mos jetë shtet monoetnik. Deri tash zyrtarisht Reka do të garojë me kandidaten e partisë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat