Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve publikoi detaje për rrahjen e Janakieskit dhe Ristovskit në Burgun e Shutkës

Maqedonia

Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve publikoi detaje për rrahjen e Janakieskit dhe Ristovskit në Burgun e Shutkës

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 13:27
Spiro Ristovski dhe Mile Janakieski

Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve (DZS) në Ministrinë e Drejtësisë e ka shqyrtuar raportin e Burgut të të Shutkës dhe ka përgatitur procesverbal të vetin nga mbikëqyrja e jashtëzakonshme në burg, në të cilin janë shqyrtuar pikëpamjen e Drejtorisë në lidhje me incidentin në të cilin janë sulmuar fizikisht dy ish ministrat, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski.

“Theksojmë se në raportin e burgut, por edhe procesverbalin e Drejtorisë janë përshkruar procedurat e sigurisë së Burgut, të cilat nuk mund të ndahen me publikun për shkak të rrezikut të sigurisë, por edhe elementeve të cilat mund të jenë pjesë e procedurës së mëtutjeshme të organeve shtetërore”, thonë nga DZS

Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve ka siguruar dokumentacion të plotë: Vërejtje zyrtare, deklarata nga personat zyrtar nga Burgu dhe përfaqësuesit e Policisë së Burgut, raporte mjekësore dhe incizime nga kamerat në hollët dhe shëtitoret ku kanë ndodhur incidentet, ndërkaq është kryer edhe bisedë me drejtorin e Burgut.

“Ngjarja e parë ka ndodhur rreth orës 11:00 – të përfshirët në incident janë parandaluar dhe ndarë edhe nga persona tjerë të paraburgosur, por edhe nga ana e burgut. Personi S.R. (Spiro Ristovski) ka kërkuar takim me avokatin e tij dhe ka refuzuar që të shkojë në spital. Në Ora 14:12 ka ndodhur incidenti i dytë, por këtë herë të paraburgosurit tjerë nuk kanë reaguar dhe nuk kanë ndihmuar që të ndalojë incidenti, por kanë qëndruar anash. Incidentin e ka ndaluar Policia e Burgut. Për këtë incident ka deklarata nga të përfshirët dhe të njëjtit kanë qëndrime të kundërta në lidhje me atë se kush e ka filluar incidentin verbal”, thonë nga Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve.

Në rekomandimet e Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve kërkohet përgjegjësi për të gjithë personat zyrtarë që kanë lëshuar që të bëhet kësi skenari.

“Përgjegjësi patjetër duhet të ketë, ndërkaq sipas njohurive tona kanë filluar disa procedura disiplinore për përgjegjësi”, thuhet në kumtesën e Drejtorisë.

Ata shtojnë se janë dhënë edhe rekomandime për rritjen e sigurisë në burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat