OJQ-të kërkojnë Ligj për mbrojtjen nga diskriminimi

Maqedonia

OJQ-të kërkojnë Ligj për mbrojtjen nga diskriminimi

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 15:20
Përfaqësuesit e sektorit civil

Rreth 100 organizata joqeveritare u mblodhën përpara Parlamentit të Maqedonisë për të kërkuar sjelljen urgjente të Ligjit për pengimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi. Ndër të tjera ky ligj parasheh lirimin nga pagesa e shpenzimeve për taksa gjyqësore për qytetarët të cilët do të ndërmarrin procedurë për paraqitjen e diskriminimit. Përfaqësuesit e sektorit civil kërkojnë nga deputetët të mbështesin Ligjin dhe të njejtin ta vendosin sa më parë në procedurë parlamentare.

"Kërkojmë nga kryetari i Kuvendit urgjentisht të ndërmerr masa për sjelljen e Ligjit dhe iu bëjmë thirrje të gjithë deputetët ta mbështesin sjelljen e tij, për të treguar se kujdesen për barazi dhe për të drejtat e njerëzve", deklaroi Dragana Drndarevska, Rrjeti për mbrojtje kundër diskriminimit.

"Nëse shohim edhe vendet e rajonit, Maqedonia e ka Ligjin më të dobët kundër diskriminimit, por megjithatë nuk besoj se ekziston ndonjë vullnet shumë më i madh tek vendet e rajonit që ka bërë ato ta posedojnë këtë ligj", u shpreh Simonida Kacarska, Rrjeti për të drejtat e njeriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat