Komiteti i Helsinkit alarmon shkeljen e të drejtave të punëtorëve

Maqedonia

Komiteti i Helsinkit alarmon shkeljen e të drejtave të punëtorëve

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 15:22
Komiteti i Helsinkit

Të drejtat e punëtorëve në Maqedoni nuk respektohen nga punëdhënësit dhe mekanizmat për mbrojtjen e këtyre të drejtave nuk funksionojnë siç duhet. Organet e drejtësisë i zgjasin shumë procedurat duke bërë që gjatë këtij harku kohorë punëtori të jetë i ekspozuar ndaj presionit që mund t’i ushtrojë punëdhënësi, nga ana tjetër sindikatat janë të painformuara. Sipas Komitetit të Helsinikit mekanizmat që rregullativa ligjore parashikon për mbrojtjen e këtyre të drejtave nuk janë të harmonizuara dhe si rezultat nuk janë efikase. Një nga elementët të cilët mund të problematizojnë efikasitetin e mekanizmave mbrojtëse është paqartësia për të se kujt duhet t’i drejtohet punëtori. Përpos mungesës së besimit në gjykata dhe sindikata, punëtoret nuk kanë besim as në Inspektoratin e punës. Në këtë organ, mungojnë resurset dhe vullneti për të vepruar, tha Mirjana Najçevska.

Inspektorati i punës ka efekt reaktiv dhe jo pro aktiv. Sipas tyre nëse nuk parashihet në ligj, apo nëse nuk kanë ankesë të parashtruar, nuk mund të reagojnë. Megjithatë nëse një shkelje paraqitet disa herë, ligji nuk e ndalon Inspektoratin të veprojë – u shpreh Mirjana Najçevska, ekspert.

Deri tek Inspektorati Shtetëror i Punës punëtorët më së shumti kanë paraqitur raste, si mos-dhënia e rrogës, mos pagimi I kontributeve, shkelje e dispozitave të ligjit që përcaktojnë të drejtën për pushim javor, apo vjetor. Ankesa për tejkalimin e orarit të punës të paraparë me ligj. Dhe ajo që është më e shpeshtë kohët e fundit, mos pagimi i K-15, apo dhënia dhe më pas kthimi i të njëjtës nga ana e punëtorit tek pronari – u shpreh Igor Jadrovski.

Marrëveshjet kolektive, duhet të kenë pjesë precizë ku theksohet se cilat nene mbrojnë të drejtat e punëtorëve, ndërsa momentalisht në kontrata të tilla është vetëm një nen. Në teori ka konventa ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve të cilat janë ratifikuar, por kur flasim për praktiken, situate është krejt ndryshe. Sipas dy analizave të Komitetit të Helsinkit, momentalisht në aspektin monetar, mbrojtja e të drejtave të punëtorëve është më e kushtueshme se sa mos ndërmarrja e asnjë hapi për mbrojtjen e tyre. Kjo është një nga elementët që duhet ndryshuar, thanë prezantuesit e analizave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat