Avioni i qeverisë tashmë mban mbishkrimin e emrit të ri

Maqedonia

Avioni i qeverisë tashmë mban mbishkrimin e emrit të ri

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 15:31
Avioni i qeverisë

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot gjatë vizitës zyrtare në Rumani u prit nga kryeministrja e Rumanisë Vorika Dançila. Por, pas aterimit të avionit të qeverisë në aeroportin e Bukureshtit nga fotografitë e publikuara nga qeveria, vërehet se avioni i qeverisë tashmë mban mbishkrimin emrit të ri të shtetit, respektivisht Republika e Maqedonisë së Veriut.

Ndryshe, pas takimit kryeministrja e Rumanisë ka njoftuar kryeministrin Zoran Zaev se kanë filluar procedurat për ratifikimin e Protokollit për anëtarësim të shtetit tone në NATO. Në një deklaratë për media ajo ka deklaruar se pret që së shpejti ky proces të rrumbullakohet dhe se Republika e Maqedonisë së Veriut në një kohë sa më të shpejtë do të jetë anëtarja e 30 e Aleancës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat