Bashkia e Shkupit themelon ndërmarrje të re publike për trajtim human të kafshëve endacake

Maqedonia

Bashkia e Shkupit themelon ndërmarrje të re publike për trajtim human të kafshëve endacake

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 16:16
Qentë Endacak

Këshilli i Bashkisë së Shkupit në seancën e sotme ka sjell vendim për formimin e Ndërmarrjes së re publike për trajtim human të kafshëve endacake, ndërsa do të bart emrin “Lajka”.

Ndërmarrja do të formohet nga shërbimet ekzistuese që deri tani kanë funksionuar në kuadër të Ndërmarrjes publike “Higjiena komunale” e cila do të ndërmerr të gjitha aktivitetet: kapjen, transportimin, trajtimin dhe kujdesin, identifikimin dhe regjistrimin, vaksinimin dhe dehelmentacionin, kthimin në vendin e kapjes ose marrjes së procedurave për strehimin nga qytetarët e interesuar.

Nga Bashkia e Shkupit informojnë se gjatë vitit 2018 kundër Bashkisë dhe NP “Higjiena Komunale” janë ngritur mbi 200 ankesa për kompensim të dëmit për shkak të sulmit dhe kafshimit nga qentë endacakë.

Në krijimin e organizimit të Ndërmarrjes dhe organet e saja do të përfshihet edhe Sektori joqeveritar me përvojë nga sfera e mbrojtjes së kafshëve, me qëllim numri i qenve endacak të vihet në minimum e që do të sigurojë mirëqenie, por njëherësh do të garantojë edhe lëvizjen e sigurt dhe të papenguar të qytetarëve në sipërfaqet publike të qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat