Stoilkovski: Ljubomir Joveski i keqpërdorë pozitat dhe autorizimet e veta

Maqedonia

Stoilkovski: Ljubomir Joveski i keqpërdorë pozitat dhe autorizimet e veta

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 16:26
Naum Stoillkovski - Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së

Maqedonia nuk guxon të kalojë përmes një procesi të ri zgjedhor me Lubomir Joveskin si prokuror publik republikan. Joveski duhet të largohet, pasi si pjesë e zaevizmit, nuk vepron kundër krimit zgjedhor dhe me atë i keqpërdor pozitat dhe autorizimet e veta.

Joveski mbetet i shurdhër dhe i verbër ndaj manipulimeve zgjedhore, mbeti të qëndrojë në shtresën e Zaevizmit, pa i procesuar paditë penale të shtruara nga opozita. Akoma më shumë në vend të VMRO-DPMNE-së, Joveski vetë, në pajtim me kompetencën dhe funksionin duhet të fillojë hetim për vepra penale me rëndësi të jashtëzakonshme si është procesi zgjedhor gjegjësisht referendumi.

Me vjedhjen evidente të votave, me mbushjen kutive në kohë rekorde, me ryshfet për vota, me presione ndaj administratës, nuk arritën ta shkelin vullnetin e popullit dhe ta shtyjnë referendumin për marrëveshjen kapituliste. Siç nuk pati sukses atëherë, nuk do të kenë sukses as tani!

Por, asgjë nuk e amniston Lubomir Joveskin. Pa procedurë kundër organizatorëve dhe pjesëmarrësve në këto vepra penale është mbrojtje e drejtpërdrejtë e krimit zgjedhor. Pa veprimin, Prokurori publik u vendos në anën kundër qytetarëve dhe kundër demokracisë. Lubomir Joveski më nuk guxon të mbetet në funksionin prokuror publik! Pushteti u pajtua për prokuror me propozimin e opozitës dhe kjo duhet të respektohet!

VMRO-DPMNE do të mundësojë kthimin e demokracisë dhe shtetit ligjor, që të gjithë të jenë të barabartë para ligjit dhe institucioneve. VMRO-DPMNE do të mundësojë kushte në të cilat institucionet gjyqësore në mënyrë të paanshme do të vendosin dhe do t’i procesuojnë të gjitha krimet e pushtetit.

Naum Stoillkovski - Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat