Komuna e Gostivarit do të japë mbështetje prej 3,5 milion denarë për FK Gostivari dhe KB Gostivari

Maqedonia

Komuna e Gostivarit do të japë mbështetje prej 3,5 milion denarë për FK Gostivari dhe KB Gostivari

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 16:30
Komuna e Gostivarit

Me votimin e vendimeve për mbështetje financiare në seancën e fundit të këshillit të Komunës së Gostivarit, ekipit të ligës së dytë Gostivari dhe ekipit të ligës së parë KB Gostivari do t’u ndahen gjithsej 3,5 milionë denarë.

Drejtoria e Klubit të basketbollit Gostivari shtroi kërkesë në vetëqeverisjen lokale për ndihmë financiare urgjente në lartësi prej 3,5 milionë denarë. Me kërkesë, anëtarët e këshillit u përgjigjën për miratimin e vendimit për ndarjen e 1,5 milionëve, pasi siç u tha, në buxhetin për mbështetjen e sportit janë paraparë 7,2 milionë denarë.

Nga arka e Komunës, mbështetje financiare do të marrë edhe KF Gostivari, anëtar i Ligës së Dytë – perëndimi. Këshilli solli vendim për ndarjen e dy milionë denarëve.

Propozim vendimi për subvencionimin e NP Rinia, ndërmarrje e cila ekonomizon me sallën sportive “Rinia” nuk e mori shumicën e nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat