Delegacioni i Parlamentit Evropian për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Delegacioni i Parlamentit Evropian për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 16:59
Delegacioni i Parlamentit Evropian

Delegacioni i Parlamentit Evropian sot do të qëndrojë për vizitë në Maqedoninë e Veriut, për të vlerësuar përparimin e vendit në reformat evropiane si dhe përgatitjet për fillimin e mundshëm të bisedimeve.

Shtatë përfaqësuesit nga Komisioni për punë të Jashtëm në Parlamentin Evropian të udhëhequr nga eurodeputeti i Estonisë, Tune Kelam, do të takohen me udhëheqësit politik, opozitën dhe përfaqësuesit e organizatave qytetare.

Siç deklarojnë nga delegacioni i BE-së në Shkup, eurodeputetët gjithashtu do të vizitojnë projektet e financuar nga BE, për t’i shikuar se si funksionojnë fondet evropiane në praktikë.

Delegacioni i Komisionit Evropian për punë të jashtëm përbëhet nga Tune Kelam nga PPE, eurodeputeti i rumun nga PPE, Knut Fleckenstein nga Gjermania, Huan Fernando Lopez eurodeputet spanjoll, Basar Belder dhe Ilhan Kjuçuk nga Bullgaria dhe Thomas Mezerkis nga partia e të Gjelbërve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat